Prishtina: Pavarësia e Kosovës nuk ka kthim
Prishtinë-Pavarësia e Kosovës është çështje e kryer dhe procesi nuk mund të kthehet më prapa, thonë zyrtarët në Prishtinë, duke iu përgjigjur deklarimeve në Beograd për bisedime të reja në lidhje me statusin e Kosovës. Njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia është parakusht për fillimin e bisedimeve mes dy vendeve, thonë zyrtarët në Prishtinë.
Sipas tyre, Serbia përfundimisht duhet të heqë dorë nga pretendimet se mund të bisedojë me palën kosovare për çështjet që ndërlidhen me statusin dhe i bëjnë thirrje këtij vendi që të njohë realitetin e ri në Kosovë, e më pas të fillohet me ndërtimin e epokës së re të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha sot se deklarimet në Beograd, se me palën kosovare do të bisedohet për çështje të statusit, Prishtina nuk i sheh si serioze, pasi që kjo çështje është përmbyllur kaherë që nga shpallja e pavarësisë.
“Ne konsiderojmë që pala serbe duhet ta njohë shtetin e pavarur e sovran të Kosovës dhe duhet të jetë e gatshme ta njohë realitetin e ri në Kosovë dhe pastaj ne kemi interesa të bisedojmë për çështje teknike që janë në interes të të dyja vendeve dhe dy popujve”, tha Krasniqi.
Deklaratat e kryetarit të Kuvendit, Krasniqi, pasuan prononcimet në Beograd, sipas të cilave, çështja e statusit të Kosovës është ende e hapur dhe mbetet në tavolinën e bisedimeve. Krasniqi beson se edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të japë një vlerësim pozitiv në lidhje me shpalljen dhe njohjen e shtetit të Kosovës. rel