Prishtina: Prezanton katër pikat për EULEX-in

Kosova ka paraqitur një dokument 4-pikësh, me të cilin ftohet sërish fillimi i misionit të EULEX-it në Kosovë, ndërkohë që kundërshtohet përfundimisht plani 6-pikësh i kreut të OKB-së, Ban Ki Moon, dhe Beogradit, për shtrirjen e këtij misioni.Prishtina zyrtare ka prezantuar katër pikat e saj për shtrirjen e misionit të EULEX-it në Kosovë. Këto pika vijnë si një lloj kundërpërgjigjeje pas një plani gjashtëpikësh të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban ki Moon, të harmonizuar me Beogradin, të cilin Kosova e ka hedhur poshtë.Këto qëndrime të Prishtinës i janë prezantuar dhe dorëzuar zëvendës-ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, Daniel Fried, me të cilat Kosova e fton EULEX-in të fillojë misionin, por duke e respektuar Kushtetutën dhe tërësinë territoriale të saj.