NATO: E angazhuar për sigurinë në Kosovë

Asambleja parlamentare e NATO-s, që po zhvillon punimet në Valencia të Spanjës, ka kërkuar nga vendet anëtare të Aleancës të mbeten të angazhuara në sigurimin e paqes në Kosovë.Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, tha se "NATO-ja do vazhdojë të punojë me të gjitha vendet në Ballkan, në Evropën Lindore dhe në Kaukaz, që synojnë anëtarësimin në Aleancë".Scheffer ka kritikuar përdorimin e tepruar të forcës nga Rusia në konfliktin ndaj Gjeorgjisë në gusht të këtij viti.
Shefi i NATO-s ka dënuar edhe njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut nga Moska