E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA- BE: Zgjedhjet test për Maqedoninë

Përfaqësuesit e korit diplomatik në Maqedoni porositën liderët e partive politike që zgjedhjet e ardhshme për pushtetit lokal të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe demokratike.Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Filip Riker dhe ai i BE-së, Ervan Fuere theksuan se vetëm zgjedhjet e lira, fer dhe demokratike do ta kthejnë Maqedoninë në rrugën drejtë NATO-s dhe BE-së.
"SHBA-të dhe bashkësia ndërkombëtare ngushtë do të bashkëpunojnë me autoritetet e Maqedonisë që të sigurohen se zgjedhjet lokale në marsin e vitit të ardhshëm do të jenë pozitive", deklaroi Riker.Riker tha se nuk duhet të përsëriten incidentet e zgjedhjeve të kaluara parlamentare dhe se zgjedhjet e vitit 2009 janë një mundësi e re për Maqedoninë. Poashtu edhe diplomati i BE-së theksoi se zgjedhjet e ardhshme për pushtetin lokal nuk duhet të ngjajnë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat pati shumë incidente. "Partitë politike duhet të bëjnë gjithcka që është e mundur që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike", theksoi Fuere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›