E Diel, 1 Nëntor 2026

"As Gjeorgjia dhe as Osetia s'kane lidhje me Kosoven"

Autoritetet politike ne Prishtine, si edhe analistet nuk shohin ngjashmeri ndermjet rasteve si Osetia Jugore dhe veriu i Kosoves. Sipas tyre, ata qe bejne krahasime mes ketyre rasteve, duan qe te perfitojne politikisht per qellimet e tyre ekspansioniste. Jo vetem Kosova, por as ndonje pjese e caktuar e saj nuk mund te krahasohet me raste tjera ne bote, thone zyrtare dhe analiste politike ne Prishtine. Duke kundershtuar krahasimet ndermjet rastit te Kosoves dhe Gjeorgjise, njeheresh ne Prishtine kundershtohen edhe krahasimet qe mund t'ia beje dikush pjeses veriore te Kosoves dhe Osetise Jugore. Zevendeskryeministri Hajredin Kuci thote se duke u trajtuar si rast unik dhe i vecante, Kosova ka fituar mbeshtetjen dhe njohjen nderkombetare si shtet i pavarur. Kuci thote se krahasimet qe mund te behen ndermjet Osetise Jugore dhe veriut te Kosoves, mund te kene karakterin e perfitimeve momentale qe dikush deshiron t'i arrije, ngase keto raste nuk kane ngjashmeri as ne kuptimin politik- juridik dhe as ne kuptimin historik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›