E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina e Beogradi pajtohen për doganat

Prishtina e Beogradi kanë arritur marrëveshje për doganat në veri. Sipas burimeve të Klan Kosovës, pas takimeve të njëpasnjëshme që nisën nga 11 janari, palët u morën vesh që Kosova të ri-trajtohet si një zonë doganore.

Kjo do të thotë që shtetasit serb me pajtimin e Beogradit do të paguajnë doganë për mallrat e që i fusin në Kosovë.

Modalitetet e marrëveshjes janë diskutuar sot ndërmjet grupeve teknike, derisa finalizimi i marrëveshjes do të bëhet të mërkurën, para se dy kryeministrat ta formalizojnë atë në takimin e 17 janarit.

Sfidë sipas burimit të Klan Kosovës mbetet regjistrimi i firmave të serbëve në veri të vendit tek institucionet e Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›