E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e PDK-së s’i dhanë pagat për Mitrovicën

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, nuk e kanë mbajtur premtimin për të ndihmuar qytetarët e pastrehë, të cilët jetojnë në kushte të rënda në veri të Mitrovicës.

Gjatë vitit që lamë pas në një gala mbrëmje humanitare të organizuar nga Komuna e Mitrovicës, Adem Grabovci në emër të deputetëve të PDK-së kishte premtuar se secili deputet i PDK-së do të ndajë nga një pagë mujore për ndërtimin e shtëpive të reja, shkruan “Zëri”.

Por pjesa dërmuese e deputetëve nuk e kanë mbajtur premtimin.

Nga 34 deputetë sa ka partia në pushtet, shihet se vetëm 9 prej tyre kanë ndarë pagën mujore për të ndihmuar kthimin e qytetarëve në veri të vendit.

Zyrtarë të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, thonë se shuma e mjeteve të grumbulluara nga gala mbrëmja është shumë e vogël, pasi që sipas tyre pjesa dërrmuese e qytetarëve nuk e kanë mbajtur premtimin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›