E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë myslimanë përgëzojnë Haradinajn

Forumi i të Rinjve Muslimanë përmes një deklarate për shtyp ka përgëzuar kryetarin e AAK-së,Ramush Haradinaj për "teuben" që bëri në prezencë të myftiut Naim Tërnava pas kritikave që Forumi i të Rinjve Muslimanë i bëri mercenarit Burim Ramadani dhe donmes Stefan Zhvarc.

Por ata i kanë kritikuar bashkëpartiakët e Haradinajt.

“Teubeja e Ramushit dhe pranimi i Kur'anit nga ana e tij,tregon se ai ende qëndron si musliman dhe përkundër faktit se në partinë e AAK-së kanë penetruar agjentë islamofob të cilët kanë ofenduar islamin dhe qytetarët muslimanë te Kosovës si: Donika Kada ,Burim Ramadani dhe Adrian Gjini. I sugjerojmë z.Haradinaj që agjentëve islamofobe në partinë e tij, t’u tregojë grushtin e hekurt të kryetarit dhe tu preferojë të pendohen përpara myftiut Tërnava ose përndryshe të largohen nga Partia”

Ata patën edhe një këshillë për Haradinajn.

“Ramush Haradinaj nëse donë të jetë kryeministër unik ndër qytetarët e Kosovës,duhet t'i orientojë në respekt ndaj Islamit dhe myftiut Naim Tërnava,islamofobët e partisë së tij.Nëse AAK-ja e mbron Islamin dhe muslimanët e Kosovës përballë sulmeve të donmeve si Stefan Zhvarc dhe titistëve e udbasheve filokatolike,ajo do të fitoj prapë simpatinë tonë”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›