Prishtina e shpall Mesiçin qytetar nderi

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka vendosur që ta shpallë qytetar nderi presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.
Çmimi do t’i jepet presidentit kroat në largim, gjatë vizitës që ai do t’i bëjë Kosovës, më 8 janar.
Vendimi u mor, me votat unanime të deputetëve të sapozgjedhur, në mbledhjen inauguruese të Asamblesë së Prishtinës.