Prishtina fiton derbin
Prishtina ka fituar ndeshjen kryesore të xhiros së 19’të duke e mposhtur rivalin e drejtpërdrejtë për titull Trepçën ’89 me rezultat minimal 2:1.
Kryeqytetasit në epërsi i ka kaluar Besnik Krasniqi në minutën e 32’të derisa golin e barazimit për Trepçën e ka realizuar Berat Hyseni në minutën 58’të me kokë.
Fitoren bardh e kaltërve ua ka siguruar zëvendësuesi Enis Fetahu në minutën e 65’të. Me këtë fitore Prishtina ka tubuar 38 pik dhe mbanë pozitën e parë në tabelë. Kurse ‘xehetarët’ mbesin në kuotën e 32 pikëve.