Kuyt i beson Liverpoolit

Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt ka shprehur përkrahjen e tij për menaxherin Kenny Dalglish dhe beson se ai do të udhëheq skuadrën drejt suksesit.
Pavarësisht pozitës aktuale të shtatë në Premierligë, Liverpool triumfoi në Carling Cup dhe Kuyt është i bindur se skuadra nga Anfield Road ka të ardhme të ndritur.
“Kemi shënuar avancim. Nuk ka qenë lehtë pas ardhjeve të reja në klub. Por, kemi grup kualitativ dhe jam i sigurt se Kenny do të na udhëheq drejt sukseseve të reja”, deklaroi ai për ESPN.