E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lakohet shtyrja e zgjedhjeve

"Nuk mund te futem ne mendime hipotetike. Ne jemi te angazhuar per daten 28 qershor dhe ky vleresim nese do te ndodhte, kjo pyetje duhet t'i behet kryetarit te PD dhe kryeministrit. Nese pranon deshtimin qe si ben dot kartat, te thote cila eshte zgjidhja tjeter". Ky ka qene vleresimi i nenkryetarit te komisionit parlamentar "ad-hoc" per zgjedhjet, deputetit socialist Kastriot Islami, teksa i eshte pergjigjur interesimit te gazetareve, se "nese pranohet shtyrja e zgjedhjeve, kur do te beheshin ato". Nje pergjigje teper diplomatike, duke lene gjithe pergjegjesine ne dore te kryeministrit Berisha, ne rast se deshtojne zgjedhjet. Por duke paralajmeruar se, pas afatit optimal per berjen e kartave, nuk arrihet realizimi i tyre, atehere mund te diskutohet per kete teme. Ne mbledhjen e djeshme te komisionit, perfaqesuesi socialist Islami, eshte shprehur se pajisja me karta identiteti i qytetareve shqiptare, eshte nje proces qe po rrezikohet seriozisht nga ana e mazhorances ne pushtet, duke e kthyer gjendjen ne teper alarmante. "Situata po perkeqesohet dhe rreziku po rritet, ne kuptimin e ezaurimit te kapaciteteve teknike per pajisjen me karta identiteti te votuesve pa pasaporte. Besoj se java e ardhshme do te perbente ne kete kuptim, nje moment defleksioni", paralajmeroi Islami. I cili nuk ka munguar qe nepermjet shifrave dhe fakteve, te paraqese gjendjen reale te pajisjes me leternjoftimi duke kembengulur, gjendja po shkon ne piken kritike. Per te nga 730 mije persona pa pasaporte, kane aplikuar vetem 159 mije, ose 22%, nderkohe qe kane marre kartat, vetem 95 mije, ose 4.7%, cka per te perben nje deshtim total te procesit. Ne kete kendveshtrim, Islami serish ka riperseritur qendrimin dhe kerkesen e PS per heqjen e takse se votimit dhe per mos luajtur me indiferentizmin, qe po shkaterron elementin kohor dhe po ezauron kapacitet. Ai tha se zgjedhjet do te jene konform standardeve nderkombetare, vetem nese te gjithe votuesve u garantohet e drejta e votimit, qe sipas Kodit Zgjedhor sigurohet vetem me pasaporte e leternjoftim elektronik. "PS ne asnje rast nuk do te lejoje ndryshimin e fitores se saj ne 28 qershor 2009, permes manipulimit selektiv me kartat e identitetit, PS ka kerkuar dhe eshte krejtesisht e pergatitur dhe e vendosur per te zhvilluar zgjedhjet ne 28 qershor 2009", deklaroi Islami. Sipas tij, PS ka propozimet e veta dhe ne momentin e duhur do t'i paraqese ato publikisht. Menjehere pas deklarates se socialisteve, deputetet e mazhorances, permes Fatos Hoxhes perjashtuan cdo mundesi per shtyrjen e zgjedhjeve. Hoxha akuzoi kryesocialistin Edi Rama se po saboton procesin e kartave permes vendoreve socialiste.

Shqetesimi

"Situata po perkeqesohet dhe rreziku po rritet ne kuptimin e ezaurimit te kapaciteteve teknike, per pajisjen me karta identiteti te votuesve pa pasaporte. Java e ardhshme do te perbente ne kete kuptim nje moment defleksioni", tha Islami


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›