E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina, kampione e ndotjes

Prishtina del kampione, se paku me mesin e vendeve rajonale, me shkallen me te larte te ndotjes se ajrit.

Sipas vleresimeve te eksperteve te Instituti Kombetar i Shendetit Publik  nese ne nje shtet te zhvilluar ndotja e ajrit lejohet te tejkaloje limitin vetem 18 here gjate 1 viti, ne Kosove ky limit eshte tejkaluar 3 me shume, vetem gjate 3 muajve te pare te ketij viti.
 
Instituti Kombetar i Shendetesise Publike, perkatesisht Departamenti i  Ekologjise Humane, ka realizuar matjen e ndotjes se ajrit vetem ne dy pika te Prishtines, ku sipas tyre rezultatet e  vlerave tw matura ne kane treguar tejkalim te vlerave maksimale.
 
Ekspertet e Institutit Kombetar paralajmerojne dhe alarmojne se,  po qe se nuk merren masa urgjente do te kete humbje te medha ne jetegjatesine e banoreve do te Kosoves, ku sipas tyre, demi do te shkaktohet ne masa te medha.
 
“Duhet te merren masa, perndryshe humbjet do te jene te medha”, u shpreh Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-se.

Pas ketyre rezultateve te publikuara, ne mesin e shume rekomabdimeve Istituti i Shendetit Publik. Ata kane kerkuar urgjentisht nga qeveria e vendit qe te perpilohet nje plan aksioni per permiresimin e cilesise se ajrit. E sidomos venjen e rregulles per vendosjen e katalizatorve per te gjitha automjetet e qarkullimit. Per me teper eshte kerkuar qe kerkesat e Institutit te aprovohet me procedura urgjente edhe nga Parlamenti i Kosoves.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›