Prishtina kerkon nderkombetaret ne bisedimet teknike me Beogradin
Prishtine - Autoritetet ne Kosove thone se nuk do t'i pranoje bisedimet per çeshtjet teknike me Beogradin, nese ne to nuk perfshihen perfaqesues te Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Dite me pare, zyrtaret ne Beograd kane bere te njohur se nuk do te hyjne ne bisedime te drejtperdrejta me Prishtinen, pa ndermjetesimin e Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Kosove. Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuçi, thote se UNMIK-u nuk duhet te kete rol ne negociatat e mundshme me Serbine, sepse siç thote ai, UNMIK-u eshte ne perfundim te mandatit.VOA