E Shtunë, 31 Tetor 2026

DR dhe BDK së bashku në zgjedhje

Shkup-Partia Demokracia e Re me në krye Imer Selmanin dhe Bashkimi Demokratik Shqiptarë me në krye Hysni Shaqiri, do të dalin së bashku në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni.“Përqendrimi i politikës shqiptare në Shkup, avancimin e çështjes shqiptare në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Ohrit si dhe Kushtetutën e Maqedonisë”-kanë qenë disa nga pikat kyçe të Demokracisë së Re dhe Bashkimit Demokratik Shqiptarë, që këto dy parti të nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit në prag të zgjedhjeve lokale dhe presidenciale. Sipas të dy partive ky memorandum paraqet edhe një hap bashkëpunimi dhe mundësie për kualicionim gjatë po këtyre zgjedhjeve.

Imer Selmani theksoi se ky memorandum është më se i nevojshëm për politikën e shqiptarëve të përçarë në Maqedoni dhe se i njëjti do të ndikojë që angazhimi i përbashkët të ndikojë në zhvillimin ekonomik , shoqëror, politik të shqiptarëve që nga Zonat e Karadakut e deri në Manastir.

“Duke u bazuar në subjektet e përfshira në këtë memorandum kemi unifikuar qëndrimet tona dhe më të unifikuar zëri jonë do të jetë më i fuqishëm. Do të mundohemi që për çdo gjë të të reagojmë në kohë dhe në mënyrë të logjikshme”, theksoi Selmani i cili bëri apel deri tek të gjithë subjekteve politike dhe civile shqiptare ti bashkëngjitën këtij bashkëpunimi i cili do të jetë në interes të shqiptarëve në Maqedoni.

Edhe lideri i BDK-së, Hysni Shaqiri, ripërsëriti kërkesën e tij për një bashkëpunim ndërshqiptare ngase siç tha edhe vetë “më të bashkuar jemi më të fortë ndërsa uniteti i politikës shqiptare në Maqedoni do të ndikonte pozitivisht edhe në politikën e Republikës së Kosovës e cila është hapave për të ndërtuar shtetin e tyre”.

Memorandumi i nënshkruar nga Selmani dhe Shaqiri, obligon të njëjtit që të përkushtohen në realizimin e dëmshpërblimit për ish të burgosurit politik, familjeve të dëshmorëve, jetimëve si dhe pjesëtarëve të dëmtuar gjatë konfliktit të vitit 2001. ina

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›