Kosova gjashte sfidat e pavaresise

Kosova do te jete shteti i 194-t i Organizates se Kombeve te Bashkuara. Me numrin e banoreve territorin dhe pasurite natyrore hyne ne mesin e shteteve te vogla. Ka vende edhe me te vogla se sa shteti i ri qe jane anetare te OKB-se sikurse qe ka edhe shtete te kesaj madhesie apo edhe me te medha qe jane pranuar ne dhjetevjeteshet e fundit ne OKB dhe ne BE.
Ne Gadishullin tone Kosova eshte me e madhe se sa Mali i Zi ndersa afersisht ka banore po edhe territor sa Sllovenia tashme anetare e BE-se dhe e OKB-se ka banore sa Maqedonia me te cilen BE-ja ka nenshkruar liberalizimin e vizave eshte me e vogel se sa Bosnje-Hercegovina Kroacia e Serbia vende te rajonit te cilat jane pranuar ne OKB dhe jane shtete qe u krijuan nga shperberja e ish-Jugosllavise. Nga shperberja e ish-Jugosllavise doli edhe Kosova mirepo shqiptaret popullata shumice nuk u takojne kombeve te sllaveve te jugut. Kosova ishte pjese e Shqiperise deri me 1912-1913 dhe prej 1941-45 kur u ri okupua nga Serbia perkatesisht nga ish-Jugosllavia. Kosova u be shtet i pavarur me mundesi te integrimeve te brendshme integrimeve evropiane etj.
Shteti i ri eshte rast i vecante ka teresine territoriale e gjeografike popullaten homogjene traditen dhe historine kapacitetet njerezore e ekonomike pasurite natyrore dhe vitalitetin e popullates per te jetuar ne menyre te pavarur dhe per te gjeneruar te mira materiale e standard te kenaqshem per banoret e vet.
Mevetesia nenkupton edhe shkarkim te jashtezakonshem te energjive te brendshme pozitive pune kreative dhe entuziazem qe mund te bejne cudira. Nuk eshte fjala se vendi ka popullaten mbase me te re ne rajon dhe ne Evrope pergjithesisht por eshte fjala per energjite e fjetura te cilat dalin ne siperfaqe dhe gjejne klime te pershtatshme per tu drejtuar per se mbari. Nje gje e ketille pritet edhe ne Kosove duke marr per baze kembenguljen e popullates per tu pavaresuar. Mirepo mevetesia njekohesisht nenkupton pergjegjesi te madhe te shtetit te ri ndaj shtetasve te vet pergjegjesi per veprime ose mosveprime te caktuara kujdes e pergjegjesi ndaj bashkesise nderkombetare organizmave te ndryshem dhe ndaj paqes ne bote. Pavaresia po ashtu nenkupton edhe veprim per tu ballafaquar dhe per ti tejkaluar sfidat te cilat jane te pashmangshme dhe te pritshme ne te gjitha fazat e lindjes zhvillimit dhe te ecjes perpara te shtetit te ri. Prandaj Kosova eshte para sfidave te medha neper te cilat kalon secili shtet i ri kur te pavaresohet ndersa shteti i ri ka sfida te vecanta sepse ka edhe specifikat e veta te cilat ndryshojne nga shtetet e tjera te rajonit e te botes.
Njekohesisht Kosova ka edhe perparesite e veta. Eumlshte mire kur shfrytezohen pervojat e shteteve te tjera ne rajon por eshte mire te ndiqet pervoja specifike ne menyre qe te gjendet rruga e cila i pershtatet rrethanave krejtesisht tjera te cilat jane te ndryshme nga ato shtete te cilat u pavaresuan me heret.
Eumlshte edhe nje perparesi e madhe Kosova nuk pati ndervaresi te madhe ekonomike nga Serbia perkatesisht nga ish-Jugosllavia sepse edhe ai shtet nuk u shqua per ndonje ekonomi te fuqishme dhe per ndonje aftesi te mbizoterimit me industri te forte apo industri perpunuese. Me shume ishte fjala per shfrytezimin e burimeve natyrore te Kosoves si xeheve prodhimeve bujqesore e pyjore fuqine e lire punetore etj. Prandaj ekonomia e re ka mundesi te riorientimit me te shpejt dhe pa pasoja me cilindo rajon apo shtet pa pasur nevoje te ri programimeve qe dine te jene traumatike dhe te veshtira.
Disa nga ekonomite e ketyre ish republikave te cilat mbizoteronin ne ate shtet edhe tash kane marredhenie te mira me Kosoven dhe kane qendrim dashamires madje ka raste te investimit te tyre Sllovenia dhe Kroacia keshtu qe fare lehte eshte zevendesuar cdo vartesi e mundshme sidomos tregtia gjysme ilegale.
Ne anen tjeter edhe ajo ekonomi e meparshme nga e cila trashegoi Kosova ishte ekonomi socialiste e cila qysh ne kohen e shperberjes se shtetit me shumice sllave pesoi tronditje te medha si pasoje e udheheqjes socialiste te ekonomise.
Ekonomia e tregut nuk eshte pervoje e re per shtetasit e Kosoves. Ata edhe me heret jane orientuar ne ekonomine e vogel e kunderta e ekonomise socialiste kur mbizoteronte ekonomia e tipit te kombinateve e dirigjuar nga shteti sepse me se paku nga te gjitha republikat dhe krahinat e ish-Jugosllavise shqiptaret ishin te punesuar ne institucione shteterore apo institucione publike prandaj nevoja i futi me heret ne nje ekonomi atebote me te rralle ne ish-Jugosllavi ekonomine e tregut keshtu qe dyqanet e vogla argjendarie restorantet hotelet dhe sherbimet e tjera pergjate pjese me te madhe te qyteteve bregdetare te Adriatikut dhe ne pjesen me te madhe te gadishullit ishin te shqiptareve te Kosoves dhe te Maqedonise. Po ashtu shqiptaret me se shumti u orientuan ne Perendim. Eumlshte diaspora me numer me te madh krahasuar me numrin e banoreve gati nje e treta e popullates aktive punon e jeton ne Evropen Perendimore dhe ne SHBA meqe papunesia ne vend ishte dhe eshte e madhe. Kjo i pati dhe i ka perparesite e veta ne te kaluaren ishte Diaspora ajo qe e mbajti gjalle jeten sociale ekonomike dhe e financoi rezistencen paqesore e institucionet paralele te shqiptareve pastaj Diaspora e financoi edhe luften e armatosur. Me vone ndertimet me te shumta u bene nga njerezit tane qe jetojne ose punojne ne Diaspore.
Nga Diaspora pritet te investojne sepse edhe ndihmat e emergjences tashme kane pushuar nga ky komunitet me ndonje perjashtim. Eumlshte faza qe shteti te perqendroje te gjitha energjite per te bindur bizneset e fuqishme te njerezve tane ne Perendim per leverdine e investimeve ne vendlindje duke u dhene perparesi dhe duke i liruar edhe nga taksat e ndryshme. Ne anen tjeter duhet te permiresohet imazhi i keq i pasluftes kur nje pjese e njerezve tane ne Diaspore u kthyen me entuziazem per te investuar ne Kosove por u zhgenjyen ndeshen me format e ndryshme te mashtrimeve shantazheve e grupeve mafioze te krimit te organizuar. Me nje fjale ne valen e pare te entuziazmit ata i debuan sepse nuk patem shtet dhe nuk patem njerez qe do tu kunderviheshin mashtruesve. As ne kete faze shteti nuk eshte duke punuar ne planin e punes me njerezit tane ne Perendim por duhet te vetedijesohen sepse koha nese vonohen nuk punon per ta pa angazhimin e institucioneve.
Sfida me e madhe e Kosoves dy vjet pas pavaresise eshte aftesia e gjenerimit te te mirave materiale. Ish-pushtuesi vazhdimisht eshte perpjekur ta bind opinionin nderkombetar dhe shtetet te cilat ishin ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves se vendi nuk ka aftesi te jetoje ne menyre te pavarur. Jane bere kalkulime e spekulime te ndryshme per te treguar se vartesia e shtetit te ri nga ish-pushtuesi eshte e madhe. Kete gje e kane bere edhe permes shqiptareve duke i stimuluar te bejne tregti te ndersjelle me veprime te dyshimta te trumbetojne se nese shkeputen rruget me Serbine Kosova do te izolohet gje qe ishte e pavertetet por qe nje pjese e shtypit tone e sforconte ne menyre te paarsyeshme dhe te paargumentuar pak para shpalljes se pavaresise se Kosoves. Ne nje qaste te caktuar nje pjese e medieve e krijuan pershtypjen se po u shpall pavaresia Serbia do te na i ze te gjitha rruget e furnizimit. Doli se kjo ishte presion politik dhe qe ishte shpifje.
Me kohe u pa qe ekonomia e Kosoves me se paku eshte e varur nga Serbia ne te gjitha planet. Lidhjet tregtare qe ekzistojne me shume jane lidhjet e grupeve joformale qe te mos thuhet grupeve mafioze meqe mallrat i fusin ne menyre klandestine ose gjysme klandestine ne vend sepse kufijte nuk kontrollohen si duhet prandaj jane edhe mallrat me te lirat ne rajon por njekohesisht edhe mallrat me jo cilesore e me pasoja per shendetin e popullates meqe kane prejardhje e perpunim te dyshimte e cilesi te pakontrolluar.
Me forcimin e shtetit goditja e pare duhet ti behet ekonomise dhe tregtise ilegale e gjysme ilegale qe vjen nga kufijte e veriut pra nga Serbia prej nga vjen edhe pjesa me e madhe e krimit te organizuar. Natyrisht krimi i organizuar funksionon e vepron edhe brenda territorit te Kosoves.
Ushtrimi i sovranitetit mbi gjithe territorin e Kosoves ka rendesi te jashtezakonshme per sigurine e Kosoves jo vetem se goditen forcat kriminale te sherbimit sekret serb por edhe per mbrojtjen e kapitalit te ekonomise dhe te shtetit ligjor. Kontrollimi i kufijve eshte me rendesi te madhe sepse pos qe e godet shteti kontrabandimin e mallrave te dyshimta te droges dhe te tregtise ilegale njekohesisht e mbron ekonomine e vendit dhe tregtine e ndershme nga konkurrenca e pandershme. Jane edhe shume faktore te tjere te cilet e bejne imediate mobilizimin per te mbrojtur dhe kontrolluar gjithe territorin dhe te gjithe kufijte duke bashkepunuar me forcat e KFOR-it - pergjegjese kryesore per ceshtjen e sigurise mirepo njekohesisht duhet te binden edhe shtetet e fuqishme qe e bejne politiken ne rajon se sa me pare qe te lejohet kontrollimi i kufijve me shpejt do te stabilizohet rajoni dhe Evropa pergjithesisht.
Sfida tjeter e cila me nje perqendrim shume me te madhe te institucioneve te Kosoves mund te perballohet pa veshtiresi te medha eshte joshja e investimeve nderkombetare. Jane disa mundesi te joshjes se kapitalit te jashtem investimet e Diaspores qe do te benin gjera te mira per komunitetin dhe per shtetin huat apo kredite nderkombetare me kushte te pranueshme per zhvillimin e infrastruktures dhe te projekteve te medha kapitale dhe investimi ne fabrikat per perpunimin e ushqimeve te teknologjise se larte si filiala te firmave te medha dhe te ndertimit te qendrave te medha per mallra transite qe do te kalonin nga pertej Adriatiku ne Lindje dhe e kunderta.
Ekonomia e Kosoves eshte mundesi e mire per te investuar por njekohesisht duke investuar ne kete ekonomi do te ndikonte ne avancimin e standardit sepse Kosova edhe me tutje eshte vendi me i varfer i rajonit per arsyet qe dihen. Doli nga lufta trashegoi nje ekonomi ish-socialiste me kombinate te medha qe prodhonin humbje apo qe punonin kryesisht per industrine e ish-Jugosllavise pa marr shperblimin e duhur por me direktivat e shtetit merreshin xehet e perpunuara te Trepces apo xehet e paperpunuara nga Kosova.
Ne planin nderkombetar nderkaq jane disa gjera ne kete mes qe varen nga faktoret e jashtem mirepo pjesa me e madhe varet nga faktoret e vendit luftimi i krimit te organizuar krijimi i infrastruktures ligjet e mira dhe te pranueshme pergatitja e njerezve per tu perballur me te arriturat me te reja varen nga institucionet e Kosoves sepse ato gjera i percaktojne institucionet e vendit e jo te tjeret. Arsimimi ne te gjitha shkallet eshte me rendesi te jashtezakonshme nderkaq realisht ketij segmenti te rendesishem nuk i eshte kushtuar vemendje e duhur prape duke menduar se jane te tjeret qe duhet ta marrin pergjegjesine.
Vijon