Thaçi: As ndarje, as status special për veriun
PRISHTINË- Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi rikonfirmoi edhe një herë qëndrimin e qeverisë kosovare për veriun e vendit, duke i dhënë fund në këtë mënyrë zërave se në veri të vendit do ketë ndarje.
Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, kryeministri Thaci theksoi se nuk do të ketë ndarje dhe as ndonjë status të veçantë brenda territorit të Kosovës.
Duke i cilësuar si tema pa vlerë idetë shumë të përfolura për ndarje, kreu i qeverisë kosovare deklaroi se qëndrimin për veriun e Mitrovicës i’a ka shprehur edhe zëvendësndihmës sekretarit amerikan, Filip Riker, bën me dije agjencia e lajmeve INA.
“Ishte përfundim i përbashkët se qeveria veproi drejt dhe nuk do të ketë kthim pas në status quo"- theksoi Thaçi.
Përsa i përket idesë së përfshirjes së veriut të Mitrovicës në dialogun Kosovë-Serbi, Thaci nënvizoi se për cështjet e bredshme të vendit ky është një vendim që i takon vetëm institucioneve të Kosovës.
(e.m/BalkanWeb)