Prishtine Besimtaret myslimane falen Bajramin
Ne Xhamine Sulltan Mehmet Fati e njohur edhe si Xhamia e Madhe ne Prishtine besimtaret myslimane falen Namazin e Fiter Bajramit.
Me kete rast myftiu i Kosoves Naim Ternava ne mesazhin e tij para besimtareve myslimane tha se festa e Fiter Bajramit eshte feste e nje rendesie te vecante per ata te cilet kane agjeruar muajin e Ramazanit.
Myftiu Ternava me tej ka thene se ne kete dite te shenjte nga ky vend i shenjte i ftoj te gjithe besimtaret tane qe te bashkeveprojne drejt nje shoqerie te shendoshe te paster e te ndershme e te mos lejojme qe ne mesin tone te depertojne viruse degjeneruese e devalvuese.
Ai ka kerkuar nga te gjithe qytetaret qe te punohet per nje te ardhme sa me te mire dhe qe ne mesin e njerezve te mbreteroje harmonia dhe solidariteti.
Me rastin e Bajramit sot ne Kosove eshte dite pushimi.