E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë: Dyfishohen vjedhjet, policia preferon kujdesin!

Qytetarët e Prishtinës po përballen me raste të shpeshta vjedhjesh. Policia e Kosovës thotë se numri i këtyre veprave penale është më i lartë këtë vit në krahasim me atë të vitit të kaluar. Më së shumti po sulmohen shtëpitë, raporton KTV-ja.

Agim Lleshit para 10 ditësh i është vjedhur vetura e tipit “Golf 2” para derës së shtëpisë në rrugën “Ali Hadri”, në zonën e vjetër të Prishtinës. 77 vetura janë vjedhur vetëm deri më 1 korrik në Prishtinë, numër ky që është 100 për qind më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012, kur ishin vjedhur 33 automjete.

Policia tashmë ka rritur numrin e patrullimeve nëpër lagje, duke sugjeruar qytetarët që në rast të shkuarjes në pushime të njoftojnë të afërmit, apo fqinjët që të kujdesen për pronat e tyre, sidomos ata që jetojnë në ndërtesa kolektive./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›