E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, Kuçi:Zyrtarizohet sot koalicioni PDK-AKR

PRISHTINE- Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re pritet të zyrtarizojnë sot koalicionin për qeverinë e re. Lajmin e bëri të ditur, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, pas një takimi me Grupin e ri Parlamentar të kësaj partie.

Në takimin e së shtunës mes përfaqësuesve të PDK-së dhe AKR-së, i cili do të jetë publik edhe për media, Kuçi tha se do të bëhet publike edhe ndarja e ministrive për partitë e koalicionit. Ai bëri me dije se PDK-së do t'i takojnë më shumë ministri sesa të gjitha partive të tjera që do të jenë pjesë e qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Pa treguar nëse e hëna, do të jetë dita kur do të formohet Qeveria e re, nënkryetari i PDK-së, tha se partia nuk i frikësohet numrave. Ai tha se PDK-ja është e bindur se këta numra do të arrihen dhe se qeveria do të votohet, kurdo që kjo pikë e rendit të ditës shkon në Kuvendin e Kosovës.

Marrëveshja për koalicion u arrit ditë më parë pasi PDK-ja i afroi AKR postin e Presidentit të Republikës, post ë për të cilën do të kandidojë Behgjet Pacolli. Ndërkohë të premten paradite, ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, mandatoi kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, për formimin e Qeverisë së re te Republikës së Kosovës.
(s.g/telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›