E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, punimet në Shesh, sërish devijim trafiku

TIRANE-Drejtimi i lëvizjes së makinave që kalojnë në qendër të Tiranës, ka pësuar gjatë ditës së djeshme sërish një devijim, njofton sot e perditshmja Gazeta Shqiptare. Për shkak se është mbyllur aksi përpara Xhamisë së Et'hem Beut dhe ka filluar puna për kanalizimet, për të gjithë makinat që vijnë nga "Ushtari i Panjohur", është lënë i lirë aksi që kalon pas Pallatit të Kulturës. 
Kështu për ata që vijnë nga "Ushtari i Panjohur" dhe duan të futen në qendër, dje është mbyllur krejtësisht aksi që kalon para Bibliotekës Kombëtare, dhe makinat janë të oreintuara që të kalojnë pas Pallatit të Kulturës për të dalë më pas në qendër.
Ndërkohë, që gjatë ditës së djeshme, policia bashkiake ka 'hapur' aksin që kalon përpara bashkisë, duke bërë që një pjesë e madhe e automjeteve të shmangin rrugën "Abdi Toptani" dhe të kalojnë kështu mes për mes sheshit. 
Sipas bashkisë së kryeqytetit, këto devijime të lëvizjes së makinave bëjnë pjesë në fazën e parë të punimeve për rikosntruksionin e sheshit të Tiranës, punime të cilat pritet të përfundojnë në fund të muajit prill.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›