Prishtinë, Tahiri pret Cooper: Kosova të përfaqësohet si shtet
PRISHTINË-Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, në Bruksel, Robert Cooper, është takuar sot pasdite në Prishtinë me udhëheqësen kosovare të dialogut, zv/kryeministren Edita Tahiri.
Pas takimit, ku mësohet se është diskutuar çështja e bashkëpunimit rajonal dhe zbatimi i marrëveshjeve, në një deklaratë sonte Tahiri siguroi për qëndrimin e Prishtinës që Kosova të përfaqësohet si shtet.
"Ajo që unë ju garantoj është që marrëveshja për bashkëpunimin rajonal bëhet e pranueshme për ne vetëm me këto kushte: që Kosova të përfaqësohet si shtet i pavarur dhe sovran, institucionet e Kosovës të përfaqësohen në bashkëpunime rajonale, të nënshkruajnë vetë, për dallim nga e kaluara, që këto i ka bërë në pjesën më të madhe UNMIK-u me Rezolutën 1244”, tha Tahiri.
Mediat kosovare theksuan sot në mbrëmje se takimi i ndërmjetësit në bisedime Robert Cooper me kryenegociatoren, Edita Tahiri, nuk solli asnjë rezultat, për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale.
Shefja e ekipit negociues të Kosovës, Edita Tahiri, theksoi se qëndrimet mes Kosovës e Serbisë janë shumë larg njëra tjetrës dhe Kosova nuk do të heq dorë nga sovraniteti i saj, gjatë pjesëmarrjes në takimet rajonale.
Kryenegociatorja Edita Tahiri, tha se ka kërkuar nga ndërmjetësi Cooper implemtimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani. Ajo akuzoi Serbinë për mos zbatim të tyre dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.
Për shkak të qëndrime të kundërta, ende nuk dihet se kur do të mbahet takimi i radhës në Bruksel ndërmjet Delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Cooper, i cili javën e kaluar ishte në Beograd, sipas medias kosovare, erdhi në Prishtinë në kuadër të përpjekjeve të fundit që të përgatisë pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për bashkëpunimin rajonal.
(d.b/BalkanWeb)