FIFA cakton anglezin Ueb për finalen e Botërorit
JOHANESBURG-Do të jetë anglezi Hauard Ueb ai që do të arbitrojë finalen e kampionatit botëror mes Spanjës dhe Holandës. Lajmi u bë i ditur dje nga FIFA. Asistentët e tij do të jenë dy anglezët e tjerë Darren Ken dhe Majkëll Mullarki, ndërsa Nishimura arbitër i katërt. Hauard Ueb është padyshim më i miri në botë për momentin, ndërsa ai gjykoi edhe finalen e Champions League mes Interit dhe Bajernit. Ndërkohë, finalja për vendin e tretë, në program të shtunën, do të gjykohet nga meksikani Benito Arkundia.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)