Prishtine, Viti i Ri u festua ne Kosoven e pavarur

Nderkohe, duke hedhur fishekzjarre ne te kater anet e Prishtines, kompani private jane perkujdesur qe te sjellin edhe njehere imazhe te ngjajshme me ato te festes se pavaresise.
Pas perpjekjeve te gjata shekullore, kosovaret per here te pare permbyllin vitin me te gjitha elementet e nje shteti demokratik, por duket se endrra e tyre nuk ka perfunduar me pavaresimin e vendit.
“Jemi shume te gezuar qe po festojme vitin e ri si nje vend i pavarur. Por presim qe pavaresia te njihet edhe nga vende te tjera”, shprehet nje i ri kosovar.
Ndryshe nga festat e tjera, kur restorantet ishin plote me njerez, kete vit ka pothuajse fare pak organizime. Te paket jane ata qytetare te cilet kane zgjedhur qe naten e 31 dhjetorit ta kalojne jashte ambjenteve familjare.
Nga ana e tij zedhenesi i policise se Kosoves, Veton Elshani eshte perkujdesur qe gjate gjithe kohes t’i informoje mediat lidhur me situaten ne terren.
Sipas Elshanit, pervec disa incidenteve te vogla te shkaktuara nga mjetet piroteknike, situata eshte e qete dhe pa probleme. Rruget jane te kalueshme duke perfshire edhe vendkalimet kufitare.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code