Gaza, vritet një lider i Hamas-it
Vritet një ndër krerët e Hamasit. Nizar Rayan, eshtë vrarë nga një sulm izraelit mbi Rripin e Gazës. Lajmi është bërë i ditur nga burime të Hamasit. Nizar Rayan konsiderohej si një nga eksponentët më të rëndësishëm të krahut politik dhe ushtarak të hamasit, ndërsa ishte shprehur pro rifillimit të atentateve kundër izraelit. Mësohet se aviacioni izraelit ka vrarë bashkë me të edhe tre persona të tjerë. Ndërkaq Hamasi ka deklaruar se do të pranojë nën disa kushte, propozimet e Bashkimit Europian për të arritur një marrëveshje me Izraelin ne Rripin e Gazes. Hamas e pranon këtë inisiativë- ka thene zëdhënësi i Hamasit, me kusht qe të ndalet dhuna, të hiqet bllokada, të gjitha pikat e kalimit të hapen dhe qe Hamasi të ketë garanci ndërkombëtare se pushtuesi nuk do ta nisë sërish këtë luftë terroriste, siç e cilësoi ai. Gjatë ditës së enjte raketat palestineze kanë goditur jugun e izraelit ndërsa edhe Izraeli vazhdon të godasë poizcione të Hamasit për të gjashtën ditë radhazi.