Kosovë, vdesin 4 persona nga aksidenti

Shteti i Kosovës festoi për herë të parë ndërrimin e viteve si një shtet i pavarur. Por dita e parë e 2009-ës, në Kosovë ka shënuar katër të vdekur nga një aksident, ndërkohë që mbi 50-të të tjerë janë lënduar nga fishekzjarret. Katër të rinj kanë vdekur në një aksident të rëndë në rrugën Gjakovë - Prizren. Erenik Hoti 24 vjeç nga Gjakova, Emir Mejzini 20 vjeç, Vllaznim Bytyçi 28 vjeç, dhe Shkelqim Kabashi, 20 vjeç që të katërt nga qyteti i Gjakovës. Në bazë të raportit të policisë, 55 persona në të gjithë Kosovën kanë kërkuar ndihmën mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra nga përdorimi i fishekzjarrëve.Aksidente të shumta ka pasur edhe nëpër rrugë të tjera të Kosovës dhe numri i të lënduarve është i madh.