E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret e maqedonasit festuan te ndare

Me nje shperthim te madh te fishekzjarreve eshte percjelle ardhja e Vitit te Ri ne Shkup. Por, sikurse tere vitin, edhe ne nderrimin e viteve qytetaret e Shkupit ishin kryesisht te ndare.

Ndarja nuk ishte ne baze te moshes, apo shijes per muzike, por sikurse gjithcka ne Maqedoni, ndarja ishte ne baza etnike. Shqiptaret kane festuar ne sheshin “Skenderbeu” ne Shkup, ndersa maqedonasit ne sheshin “Maqedonija”.

Edhe ne naten e me te hareshme te vitit, qytetaret nuk kane harruar brengat e tyre. Ata kane uruar qe viti i ardhshem te sjelle me shume fat dhe kushte me te mira ekonomike.

Nje pjese e madhe e qytetareve naten e nderrimit te viteve e kane festuar ne ambjente familjare, se bashku me te afermit e tyre.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›