Prishtinë: Zjarr në dy vetura të EULEKS-it

Zëdhënësi i EULEKS-it, Nicholas Hawton, ka njoftuar se dy makina të këtij misioni i është vënë zjarr sot në mëngjes në Prishtinë, afër apartamentit të një pjesëtari të misionit.
Ai theksoi se askush nuk ka pësuar lëndime. Zjarrin në dy vetura të EULEKS-it e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.
“Makinat janë dëmtuar por nuk ka viktima”, tha zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, dhe shtoi se “policia po zhvillon hetime”.