E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine, arresohetguvernatori i BQKbastisen zyrat

PRISHTINE- Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës është arrestuar sot në kuadër të një operacioni të krimit ekonomik dhe korrupsionit i cili ka nisur që prej mëngjesit të sotëm në orën 06.00. Mediat kosovare duke iu referuar EULEX bëjnë të ditur se arrestimi i guvernatori Hashim Rexhepi është bërë pas bastisjes së shtatë lokacione, përfshirë banesat private të katër të dyshuarve, zyrat e Bankës Qendrore të Kosovës si dhe një kompani private.

Në njoftimin e EULEX-it, thuhet se këto bastisje janë të ndërlidhura me një hetim financiar dhe për korrupsion ku dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe larje parash.

Hetimet janë konfirmuar edhe nga zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës. Mësohet se hetimet janë shtrirë dhe ndaj zyrtares për mbikëqyrje financiare Shkëndije Hima.

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.
Mësohet se sot paradite një prokuror kosovar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (SPRK), Nazmi Mustafa si dhe monitoruesit policor to EULEX-it dhe një oficer ndërlidhës, janë vendosur në Bankën Qendrore për mbikëqyrje dhe për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›