E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni percarje ne radhet e LDK

Ne Lidhjen Demokratike te Kosoves po shtohen zerat kunder vazhdimit te aleances qeverisese me Partine Demokratike te Kosoves.

Pervec Isa Mustafes pak kohe me pare se fundmi eshte edhe deputeti i LDK-se Fatmir Rexhepi qe kerkon te dilet nga koalicioni me PDK-ne.

Kjo marreveshje prej dites kur eshte larguar Sejdiu si nenshkrues i saj per mendimin tim eshte jolegjitime ka deklaruar ai.

Sipas Rexhepit deri ne institucionet e reja Kosova duhet te kete nje qeveri teknike. Por deklarata e tij mbetet vetem e tij e jo edhe e LDK-se.

Eumlshte e drejte e zotit Rexhepi qe te flase ne emer te vet pra si deputet i Kuvendit te Kosoves. Nuk deshiroj ta komentoj kete deklarate sepse per kete ceshtje nuk vendos as Fatmir Rexhepi e as Ismet Beqiri por per kete ceshtje vendosin strukturat e partise dhe tani per tani eshte kjo situate qe eshte ka deklaruar Ismet Beqiri shef i grupit parlamentar te LDK-se.

Ndersa ne anen tjeter PDK vlereson se koalicioni mund te vazhdoje te qendroje ne fuqi derisa te mbahen zgjedhjet e reja.

Deklaratat permanente te LDK-se deri me sot kane qene qe koalicioni ne qeveri vazhdon. Dhe ata bejne pergatitjet e tyre per Kuvendin dhe per ceshtjet e tyre te brendshme eshte shprehur anetari i kryesise se PDK-se Xhavit Halili.

Ne anen tjeter ndonese PDK dhe LDK do te mbajne aleancen ndermjet tyre deri ne rezultatin e ri te zgjedhjeve te parakohshme parlamentare keto parti vazhdojne te kene dallime per kohen se kur do te mbahen ato.

PDK mbeshtet fundin e janarit apo fillimin e shkurtit ndersa ne LDK thone se zgjedhjet duhet te mbahen ne marsin e 2011-es.

Po ashtu konsultimet per percaktimin e dates se zgjedhjeve jane duke vazhduar. Te premten ushtruesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi do te mbaje nje takim te perbashket me partite parlamentare ku sipas tij pritet te qartesohet gjithcka ne kete drejtim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›