E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Man of Steel’ vjen me rekorde


196.7 milionë dollarë ka inkasuar në kinematë ndërkombëtare, derisa ka shtuar edhe 125 milionë dollarë nëpër kinematë e Amerikës Veriore për tu renditur në pozitën e parë, filmi ‘Man of Steel’.

Filmi ka tejkaluar të gjitha pritjet e kompanisë Warner Bros të cilët në publikimin për shtyp deklarojnë se ‘Ka mposhtur të gjitha pritjet’.

Filmi është më i suksesshmi ndonjëherë që ka debutuar në muajin qershor duke tejkaluar ‘Toy Story 3’ (110.3 milionë dollarë). Gjithashtu për suksesin e filmit flet edhe nota A+ e CinemaScore, me një A të pastër nga audienca nën 18 dhe mbi 50 vjeç. Shfaqjet 3D kanë gjeneruar 42% të të hyrave totale të këtij filmi, derisa të hyrat nga shfaqja në IMAX të premten kanë mbetur në 5.5 milionë dollarë, duke mbetur vetëm mbrapa ‘The Avengers’ që kishte inkasuar 5.9 milionë dollarë në ditën debutuese./Indeksonline/
‘Man of Steel’ ka dominuar edhe kinematë ndërkombëtare duke inkasuar 196.7 milionë dollarë për katër ditë të shfaqjes. Filmi është shfaqur në 24 tregje anembanë botës. Me gjithë këtë sukses, ‘Man of Steel’ mbetet mbrapa ‘Iron Man 3’ i cili akoma ka rekordin ndërkombëtar me 803.7 milionë dollarë nga 55 vende, dhe 400 milionë dollarë në tregun amerikano-verior.

‘Fast & Furious 6’ është filmi i dytë më i suksesshëm ndërkombëtarisht me 636.9 milionë dollarë duke tejkaluar ‘Fast 5’ që kishte pasur 628 milionë dollarë. Filmi i gjashtë i kësaj serie akoma nuk është shfaqur në Venezuelë (21 qershor), Japoni (6 korrik), dhe Kinë (26 korrik). Totali ndërkombëtar për ‘Fast & Furious 6’ është në 417.3 milionë dollarë nga 62 territore.

Edhe ‘Star Trek Into Darkness’ ka kaluar 200 milionëshin ndërkombëtar këtë fundjavë. Filmi ka inkasuar 201.7 milionë dollarë nga 57 territore, një sukses i jashtëzakonshëm për tregun ndërkombëtar, diçka që kishte munguar në historinë e kësaj franshize./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›