Prishtinë, koncertii Ramazzotitanulohet sërish
PRISHTINE- Nëpërmjet një njoftimi për media, kompania UBBOSS ka bërë të ditur se koncerti i Eros Ramazzotit i ricaktuar të mbahej në datën 9 gusht, është anuluar.
“Me keqardhje ju njoftojmë se përkundër përpjekjeve tona për të rikthyer koncertin e Eros Ramazzottit në Prishtinë - edhe pas konfirmimit të dytë më 9 gusht, sot kemi pranuar një informatë nga menaxheri i artistit se e kanë shumë të vështirë të gjejnë një produksion të përshtatshëm teknikisht dhe financiarisht për datën e re të koncertit. Produksioni i kontraktuar për datën 30 korrik, i cili nuk u lejua të futet në stadium, e ka të pamundur të vijë më 9 gusht”, thuhet në njoftim
Sipas zyrtarëve të UBBOSS, menaxheri i artistit është munduar të gjejë një produksionin tjetër, mirëpo të martën është konfirmuar se nuk ka arritur të gjejë asnjë produksion që do të mund të realizonte koncertin në datën e re, ndërsa e gjithë kjo përpjekje dhe shtyrje e datës së koncertit përfundon me anulim të koncertit për këtë turne.
“Meqë artisti kishte konfirmuar koncertin për 9 gusht, një koncert i tillë mund të mbahet ne turneun e ardhshëm të artistit në rrethana më të përshtatshme për organizatorët. Shumica e biletave tashmë të shitura janë duke u kthyer, dhe do të vazhdojnë të kthehen në zyrat tona çdo ditë pune duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 18:00 - deri në biletën e fundit”, thuhet më tej në njoftim. Kompania UBBOSS u ka kërkuar falje të gjithë adhurueseve të Ramazzottit si dhe mediave e partnereve që kanë ndihmuar në promovimin e këtij koncerti.
(e.n/BalkanWeb)