E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, mbi 10 mijë qytetarë protestë "pro" shamive

Protesta paqësore ishte organizuar nga OJQ dhe në të merrnin pjesë shumë të rinjtë dhe intelektual.

Në protestën e tyre, myslimanët kosovarë kanë kërkuar që të tërhiqet vendimi për përjashtimin e vajzave. Protesta ka nisur para selisë së qeverisë së Kosovës, duke vazhduar më pas para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“Ka mbaruar koha e komunizmit”, “Jemi krenarë që jemi shqiptarë e myslimanë”, etj, ishin disa nga parullat e protestuesve. Ata shprehën indinjatën e tyre ndaj vendimit të autoriteteve, duke theksuar se shkelen të drejtat e njeriut.

Vlen të theksohet se në këtë protestë ka marrë pjesë edhe një organizatë katolike në shenjë solidariteti. Dr. Rachel Louise Matiennez, aktiviste e një misioni humanitar amerikan në Kosovë, shprehu përkrahjen e saj për të drejtat e nxënësve që bartin shami, duke nënvizuar se qeveria nuk mund t’i imponojë askujt se çfarë duhet të veshin.

Ky nuk është rasti i parë që manifestime të tilla zhvillohen në Prishtinë kundër vendimeve arbitrare që ndërmarrin drejtorët e shkollave duke përjashtuar nxënëse nga gjimnazet vetëm se mbajnë shami. Në të shumtën e rasteve, nxënësit e tjerë të klasave dhe të shkollave ku ka pasur raste të tilla janë shprehur kundër vendimit të drejtorive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›