Irani nuk do të heqë dorë nga programi bërthamor
“Vendimi i ri i Bashkimit Evropian për intensifikimin e sanksioneve kundër Iranit (...) është i dëmshëm ndërkohë që Teherani po përgatitet t’i përgjigjet një oferte për dialog nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton”, theksoi Ahani gjatë takimit me zyrtarët gjarmanë në Berlin, sipas “Irna-s”.
“Sanksionet Evropiane nuk do të kenë asnjë efekt mbi vendosmërinë e qeverisë dhe popullit iranian për të ushtruar të drejtën legjitime për shfrytëzimin e teknologjisë bërthamore nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore”, shtoi ai. Bashkimi Evropian vendosi të miratojë kundër Iranit sanksione më të ashpra se ato të votuara më 9 qershor nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.