Prishtinë, nis gjyqi për 9 ish-ushtarë të UÇK-së
PRISHTINE - Nëntë ish ushtarët e UÇK-së, të cilët dyshohen për krime lufte gjatë vitit 1999 në Kleçkë të komunës së Malishevës, do të dalin sot para një trupi gjykues te EULEX. Ata u arrestuan më 16 mars 2011, në kuadër të një operacioni të gjerë të EULEX nën dyshimet për vrasje, tortura dhe veprime të tjera penale të bëra kundër civilëve shqiptarë dhe serb të Kosovës, si dhe ndaj të burgosurve të luftës në qendra të paraburgimit në Kosovë në vitin 1999.
EULEX lëshoi urdhërarrest dhe për Fatmir Limajn, nënkryetarin e PDK-së, i cili mbrohet me imunitetin e deputetit.
Mediat kosovare bëjnë të ditur se nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj pritet të bojkotojë seancën e sotme gjyqësore. Sipas avokatit mbrojtës, Limaj nuk do të paraqitet sot në gjykatë, pasi ai nuk ishte në paraburgim dhe nuk i është komunikuar ndonjë masë tjetër.
(s.g/balkanWeb)