E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dacic: Kosova multietnike, përrallë që duhet harruar

BEOGRAD- Kosova shumë etnike është një përrallë që duhet harruar. Ka qënë kjo deklarata e zëvëndës kryeministrit të Serbisë njëkohësisht Ministër i Brendshëm Ivica Dacic, i cili ka folur për disa propozime dhe teza që ka paraqitur kohët e fundit për Kosovën.

"Përrallën për një Kosovë multi etnike duhet ta harrojmë, pasi për të gjithë ne është e qarte se kjo është pjesë e projektit të krijimit të Shqipërisë së Madhe", -ka thënë Dacic, në një intervistë për gazetën javore "Press" të Beogradit.

Sipas tij në Kosovë, nuk vendosin as serbët e as shqiptarët, por fuqitë e mëdha.

“Kosova nuk është as Monako e as San Marino, një shtet i vogël e parajsë turistike, që do të mund të mbijetonte e vetme. Për këtë arsye duhet biseduar me Shqipërinë. Në këtë formë ne i ikim procesit të njohjes së Kosovës”, - ka thënë Dacic, duke theksuar se këto janë janë “pikëpamjet e tij personale politike”.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›