E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si u bart licenca?

Në mënyrë të kundërligjshme, kompania Dardafon LLC ka transferuar licencën në Dardafon.net LLC. Në këtë dallavere, rol kryesor ka Lulzim Kurtaj nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit. Këtu edhe zë fill akuza e EULEX’it ndaj PTK’së dhe kompanisë Devolli. Expressi sjell fakte. Nga Nebih Maxhuni më 14 qershor 2011 në ora 07:56

Aktakuza që Prokuroria e EULEX’it e ka ngritur kundër udhëheqësisë së PTK’së në pjesën dërmuese të saj flet për bartjen e licencës së MVNO’së prej Dardafone LLC në Dardafone.net LLC, mirëpo aty mungojnë emrat e akterëve që e kanë bërë bartjen e kësaj licence.

Gazeta Express ka arritur të sigurojë komplet dokumentacionin prej Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, prej ditës kur Ismet Bojku si përfaqësues i Dardafone LLC i ka bërë kërkesë ART’së që licenca t’i kalojë Dardafone.net LLC.

Këtë kërkesë të bërë me shkrim, anëtari i Bordit të ART’së, Lulzim Kurtaj, u ka rekomanduar anëtarëve të tjerë të kësaj agjencie që ta aprovojnë dhe të gjitha të drejtat që i kishte kompania e parë t’i bartën kompanisë së dytë.

Brenda komisionit që e ka shqyrtuar kërkesën ka pasur zëra kundër.

Hetuesit e EULEX’it, prej kur kanë filluar zhvillimin e hetimeve, vazhdimisht janë marrë me mënyrën se si është bartur licenca prej njërës kompani te tjetra. Madje ata e kanë akuzuar menaxhmentin dhe Bordin e PTK’së si fajtore në falsifikim të dokumentacionit.

E vërteta është krejt ndryshe.

Askush nuk ka falsifikuar asnjë dokument, sepse të gjitha ato dokumente se si është bartur licenca, i ka siguruar Expressi. Ekziston vetëm një dilemë: A e barti ART-ja licencën prej njërës kompani te tjetra në mënyrë kundërligjore. Në fakt kjo kishte qenë edhe arsyeja e fillimit të hetimeve.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›