E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci uron Erdogan për fitoren në zgjedhjet parlamentare

PRISHTINË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoðan, me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare në Turqi.
"Përkushtimi juaj për të fuqizuar edhe më tej zhvillimin e hovshëm të Republikës së Turqisë, si dhe fryma e fqinjësisë së mirë, e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit të të gjitha vendeve të rajonit, është një garanci substanciale e suksesit të vazhdueshëm të Turqisë", theksohet në telegramin e kryeministrit kosovar dërguar kryeministrit turk Erdoðan.
Ndërkohë, kryeministri Thaçi rithekson angazhimin e qeverisë kosovare për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me qeverinë turke dhe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që Republika e Turqisë i ka dhënë Kosovës në momentet më vendimtare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›