E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blindohet Athina për vizitën e kancelares, Angela Merkel

Policia dhe ministria greke e Mbrojtjes janë në gjendje gatishmërie të plotë, për vizitën që kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojë të martën në Athinë, ndërkohë që janë njoftuar lëvizje proteste të sindikatave të punonjësve. 

Edhe pse plani i Policisë Greke është ende në zhvillim e sipër, të martën pritet të aktivizohet pothuajse tërë forca policore e Atikës. 

Mijëra oficerë policie do të rrethojnë ndërtesat e Kryeministrisë, Parlamentit dhe gjithë zonën e qendrës. Në gatishmëri do të jenë forcat e ndërhyrjes së shpejtë MAT, ndërsa motoçiklistët e forcave DIAS dhe Delta do të patrullojnë rrugët për të parandaluar trazirat.

Edhe pse kryeministri Antonis Samaras ka thënë se "do ta mirëpresë Merkelin siç i ka hije një udhëheqësi të madh dhe të një vendi mik si Gjermania", sindikatat janë duke u përgatitur për t’i bërë një pritje tjetër kancelares gjermane. Punonjësit do të ndërpresin punën, nga ora 12 00 deri në orën 15 00, ndërsa një tubim është planifikuar për në ora 13 00 në sheshin Sintagma.

"Punëtorët, pensionistët dhe të papunët nuk e durojnë më politikën ndëshkuese të Bashkimit Evropian në vend të zgjidhjes së problemeve të vendit dhe shoqërisë, ndërkohë që ekonomia po zhytet recesion", thuhet në njoftimin e sindikatave.

Edhe “Grekët e Pavarur” të Panos Kamenos bëjnë thirrje për një protestë të qytetarëve para ambasadës gjermane, të martën në orën 18:00, kundër "transformimit të vendit në një protektorat gjerman".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›