Prishtinë, përleshje me armë dhe mjete të forta

Një person është plagosur me armë zjarri si pasojë e përleshjes me disa persona të tjerë, dje në rrugën "Vëllezërit Fazliu", në Prishtinë. Sipas policisë janë arrestuar tre të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet veti ku gjatë përleshjes janë përdorur një armë zjarri dhe një mjet i fortë. Si pasojë nga arma e zjarrit është lënduar njëri nga të dyshuarit ndërsa të dyshuarit e tjerë kanë pësuar lëndime trupore nga mjetet e forta.
Policia raporton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtër, një gëzhojë dhe një boks hekuri. Lidhur me rastin është bërë kontrollimi në tri lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe të njëjtit më pas me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje./Indeksonline/