Të martën nisë gjykimi ndaj Ramadan Mujës

Kryetari i Prizrenit javën e ardhshme më shumë do ta kalojë në Gjykatë sesa në zyrën e tij në komunë. Gjykimi i Ramadan Mujës do të nisë të martën që vjen.
Gjykimi i është caktuar ditë më parë, pas një zvarritje disa mujore nga gjyqtari i EULEX’it që udhëheq me rastin Vladimir Nikula. Fillimin e procesit gjyqësor e konfirmoi për “Tribunën” edhe avokati i Mujës Ruzhdi Berisha.
“Të martën fillon procesi gjyqësor ndaj klientit tim”, tha Berisha. Sipas tij seanca do të ketë edhe të mërkurën dhe të enjten. Berisha tha se klienti i tij është i pafajshëm por fjalën e fundit sipas tij do ta vendosë gjykata. Avokati i Mujës parasheh një proces të gjatë pasi që përveç Mujës të akuzuar janë edhe pesë zyrtarë tjerë që akuzohen për korrupsion./Tribuna/Indeksonline/