E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine, protestatkundër Stefanovic21 te plagosur

PRISHTINE- 21 persona janë lënduar, 15 policë dhe gjashtë protestues, gjatë protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje para ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj vizitës së shefit të ekipit negociator serb Borisllav Stefanovic dje në Kosovë. Në lëvizjen Vetëvendosje kanë konfirmuar se ka pasur të lënduar në mesin e protestuesve, përfshirë edhe liderin Albin Kurti.

Brahim Sadriu, zyrtar për media pranë Policisë së Kosovës, ka thënë se në protestën e nje dite mw parw morën pjesë rreth 400 persona, një pjesë e të cilëve, 50 deri në 60 protestues kanë qenë të dhunshëm dhe kanë përdorë mjete të forta, të cilat i kanë hedhur në drejtim të objektit të qeverisë dhe veturave zyrtare, duke shkaktuar dëme materiale.

“Si pasojë e këtyre veprimeve 15 zyrtarë policorë kanë marrë plagw nw trup. Veprime të tilla të dhunshme kanë vazhduar edhe para objektit të qeverisë dhe parlamentit dhe si rrjedhojë një numër i xhamave janë thyer nga hedhja e mjeteve të forta dhe gurëve.

Vetëvendosje ka konfirmuar se ka pasur të lënduar në mesin e protestuesve, përfshirë edhe liderin Albin Kurti i cili ka marrw dwmtime nw sy si pasoje e njw sasije tw konsiderueshme sprucoje qw i wshtw hedhur nw fytyre nga policia.
Për më tepër, Molliqaj ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po negocionin për Kosovën, duke pranuar të zhvillojë takime me zyrtarë të Serbisë, e cila vazhdon të kundërshtojë njohjen e shtetit të Kosovës. Policia, sipas Vetëvendosjes, ka arrestuar edhe disa aktiviste.

Aktet e dhunes jane denuar si nga Qeveria e Republikës së Kosovës ashtu edhe nga presidentja Jahjaga.

Qeveria e Republikës së Kosovës ftoi të gjithë qytetarët për maturi dhe siguron ata, që procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të përfundojë me njohjen reciproke në mes të dyja shteteve dhe integrimin e tyre në BE dhe NATO.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›