Asnjë zyrtarë shqiptarë në vizitën e krerëve të Qeverisë në SHBA
Asnjë përfaqësues shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk është pjesë e delegacionit qeveritar që udhëtoi sot për në SHBA i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski.
Në delegacionin qeveritar janë edhe Ministri i Jashtëm, Antonio Milloshoski, shefi i kabinetit të kryeministrisë dhe sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Martin Protugjer si dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë.
Ndërkohë, asnjë nga përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri nuk janë pjesë e delegacionit qeveritar dhe pranë kryeministrisë sot nuk kanë dhënë sqarime se përse nuk janë ftuar ministra nga radhët e partnerëve të koalicionit.
Zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë pas incidentit në Kalanë e Shkupit dhe bojkoti i opozitës, procesi i integrimeve euroatlantike, reformat dhe zgjidhja e kontestit të emrit do të jenë temat kryesore në axhendën e takimeve që do të zhvillojë delegacioni nga Shkupi.