Prishtine qeveria Thaci rrit pagat
Kryeministri në detyrë i Kosovës Hashim Thaçi ka hedhur poshtë edhe njëherë mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare në vjeshtë të këtij viti, ashtu siç po kërkojnë shumica e subjekteve politike të cilat kontestojnë rezultatet e 12 dhjetorit. Në mbledhjen e parë me kabinetin e mbetur qeveritar për këtë vit, Thaçi tha se ai pa asnjë dilemë do të jetë kryeministër i Kosovës deri në vitin 2014.
“Ne do të realizojmë edhe më tepër në mandatin tonë të ardhshëm katërvjeçar 2011-2014. Ne do të bëjmë më tepër sesa jemi zotuar sepse kemi energjinë, kemi besimin, kemi mundësinë menaxheriale shumë më të mirë se më herët por edhe e kemi përgjegjësinë e lartë qytetare dhe shtetërore” tha Thaçi.
Megjithëse qeveria e Kosovës është në largim, ajo ka marrë disa vendime, legjitimiteti i të cilave mund të kontestohet nga partitë e tjera politike të cilat po kërkojnë zgjedhje të reja.
Me propozim të Thaçit qeveria miratoi vendimin për rritjen e pagave prej 1 janarit për mësuesit parauniversitarë me 50%, për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës po ashtu 50%, për policinë e Kosovës 40%, për nëpunësit civil 30%, për zyrtarët doganorë 30%, për punënjësit e shëndetësisë 30% si dhe për zjarrfikësit 30 Për Qind. Kostoja do të jetë mbi 100 milionë euro në vit.
Bul Saliu