E Diel, 1 Nëntor 2026

Ortodokset lindore festojne Krishtlindjet. Masa sigurie pas sulmit ne Egjipt

Të krishterët romanë apo kisha e Lindjes përgatitet të festojë Krishtlindjet në mes të masave të forta të sigurisë, pas panikut që ka shkaktuar sulmi në një kishë në Aleksandri. Policia egjiptiane ka marrë në mbrojtje kishat që presin besimtarët në vigjilje të Krishtlindjeve kopte, pasi saite islamike kanë publikuar një listë më kisha që mund të sulmohen. Kisha kopte në Egjipt ka të regjistruar 6 deri në 11 milionë besimtarë.

Ndërkohë, kisha katolike feston në 6 janar Epifaninë, ose ditën kur tre apostujt arritën në vendin e lindjes së Jezu Krishtit duke ndjekur një yll. Papa Benedikti u ka bërë thirrje katolikëve në meshën e mbajtur me këtë rast të refuzojnë konceptin e fillimit aksidental të botës, që propagandohet sipas tij, nga disa teori si ajo e Big Bengut. Papa ka përshëndetur edhe pelegrinët në sheshin e Shën Pjetrit, duke nisur urime për komunitetet e krishtera të Lindjes që festojnë Krishtlindjet.

Festa e Epifanisë është kujtuar edhe në Turqi, ku një grup të krishterësh në Stamboll janë hedhur në ujërat e Bosforit për të gjetur kryqin e hedhur në ujë nga Patriarku Bartoleme. Me qindra anëtarë të Kishës Ortodokse Greke të Stambollit mblidhen cdo vit për këtë ceremony në ujërat që ndajnë pjesën europiane me atë aziatike të Turqisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›