Prishtine, seanca e ndërprerë e kuvendit vazhdon më 5 prill
PRISHTINË- Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi vendosi që seanca plenare e ndërprerë në 29 mars, për shkak të largimit të deputetëve të opozitës nga seanca, të zhvillohet më 5 prill.
Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit bën të ditur se, "anëtarët e Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare janë pajtuar që pikë e parë e kësaj seance të jetë raporti i Qeverisë së Kosovës për arrestimin nga Serbia të policëve të Republikës së Kosovës".
Shefat e grupeve parlamentare nga radhët e opozitës (LDK, VV dhe AAK), ndërkohë kanë këmbëngulur që paraprakisht të tërhiqet nga Qeveria Projektligji për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare.
Ata kanë kërkuar që të ndryshohet dhe të plotësohet ligji për bankat, por kanë tërhequr vëmendjen që nëse vihet në rend dite projektligji në fjalë, për shkak të të cilit ishte ndërprerë seanca, atëherë deputetët nga radhët e këtyre grupeve parlamentare nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës, të ndërprerë më 29 mars 2012.
(d.b/BalkanWeb)