E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet 6 kg drogë në autobusin Vlorë-Brindëzi

Gjatë kontrolleve të imtësishme në autobusin e shoqërisë “ARJANI” taravel, brenda një kutie dërrase e përshtatur si kaldajë u gjetën 6 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike të ngjashme me atë të kanabis sativa të cilat të gjitha së bashku kishin një peshë prej 6.3 kg.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga strukturat e Luftës Kundër Narkotikëve filloi procedimi penal për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij rasti. Materialet Procedurale i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rëndë Tiranë për veprën penale “Trafikimi I Narkotikëve” e mbetur në tentativë. /Start/

                                                                                             2012-04-03 10:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›