E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Sulmi i Ramës qesharak. Mandati i përket PS, por sipas ligjit

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i cëlëson qesharake sulemt e kreut të PS-së Edi Rama, i cili në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, shprehu shqetësimin për atë që ai e quajti si një tentativë të mazhorancës për të orkestuar vjedhjen e mandatit të një deputeti socialist.

Përmes një reagimi për mediat Topalli saktëson se për të shpallur antikushtetues vendimin e KQZ lidhur me vendosjen e zotit Gjon Bardhi si personin që i takon mandati i deputetit, nuk e ka as Këshilli, as Kryetarja, por vetëm Gjykata Kushtetuese.

‘Akuza e zotit Rama është thjesht qesharake dhe e pabazë, sepse disa javë më parë, KQZ ka vendosur zotin Gjon Bardhi si personin që i takon mandati i deputetit. Gjatë kësaj kohe, PS ka patur mundësi ta ankimojë këtë vendim në Gjykatën e Apelit, gjë që PS nuk e ka bërë. ‘Gjithashtu, ishte zoti Ruci ai që i kërkoi Kryetares së Parlamentit ta shpallë jokushtetues vendimin e KQZ, në një kohë kur këtë autoritet nuk e ka as Këshilli, as Kryetarja, por vetëm Gjykata Kushtetuese’,- thuhet në njoftimin e e Kuvendit.

Kuvendi i Shqipërisë thekson se mandati i përket socialistëve, por modalitetet duhet të jenë vetëm ligjore.

“Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duhet ta mësojë njëherë e përgjithmonë se në një shtet demokratik asnje institucion nuk mund të marrë atributet e një institucioni tjetër. Gjithashtu, është i padiskutueshëm fakti se ky mandat i përket PS, por modalitetet duhet të jenë vetëm ligjore. Nëse zotit Rama i është mërzitur marrëveshja dhe po kërcënon me rikthimin e politikës së bllokimit, që është dhe natyra e vetme e Edi Ramës, ai duhet të mbajë parasysh se marrëveshjen nuk e ka për hir të mazhorancës”.- thuhet në reagimin e Kuvendit të Shqipërisë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›