Prishtine sulmohet ambasada maqedonase

Gjatë orëve të natës së së të premtes është sulmuar ambasada e Maqedonisë në Prishtinë.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 23.00, ndërsa në të dyshohet se kanë marrë pjesë tre persona, të cilët janë në kërkim, bën të ditur kosovatimes.net.
Mësohet se sulmuesit i janë afruar ambasadës me një makinë të bardhë të tipit “Toyota”, duke gjuajtur në drejtim të saj një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë koktej molotovi.
Stafi i ambasadës është parë i shqetësuar nga ky veprim i beftë.
Ky sulm pason dhunën e shfrenuar të kohëve të fundit që në Maqedoni po e ushtrojnë persona me maska, kryesisht ndaj shqiptarëve të atjeshëm.