E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon Bell Do te bejme buxhet realist

Kryetari i Partisë Socialiste njoftoi përmes rrjetit social Twitter se ka biseduar në New York me ekspertin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë Gerwin Bell ku është njohur me shqetësimet e këtij të fundit për ecurinë e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore gjatë dy muajve të parë të vitit.

“Konsulte shumë e kënaqshme në NY me Gerwin Bell nga FMN. Domosdoshmëri për politika realiste ekonomike dhe fiskale. Në fokus ulja e borxhit,” tha Rama.

“Rishikimi rigoroz i buxhetit në kuadrin e të dhënave shqetësuese të dy muajve të parë të vitit [është] një nevojë që duhet trajtuar sa më parë” shtoi Rama.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka mbyllur misionin e vet permanent në Shqipëri para zgjedhjeve të vitit 2009, por ka vijuar të mbajë nën vëzhgim të hollësishëm të dhënat e ekonomisë shqiptrare. Gerëin Bell ka mbuluar Shqipërinë për FMN-në gjatë viteve të fundit, fillimisht si zyrtar me qëndrim permanent në Shqipëri dhe më pas në distancë. Ai ka këmbëngulur disa herë gjatë viteve të fundit për politika ekonomike realiste dhe për luftë më të madhe të qeverisë kundër deficitit të lartë buxhetor e rritjes së borxhit publik.

Në vizitën e tij të fundit në Shqipëri, ai sugjeroi rritje të taksës së sheshtë nga 10 për qind që është aktualisht në 12-15 për qind, gjë që mund të sigurojë rritje të të ardhurave dhe ulje të shpenzimeve buxhetore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›